Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR SHTESËN E FINANCIMIT PËR PROJEKTIN “MBËSHTETJE PËR HEDHJEN E BAZAVE TË VEPRIMTARISË SIPËRMARRËSE””

Ligji nr. 8627, datë 22 qershor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8627
Data e miratimit
22 qershor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 18 korrik 2000
Hyn në fuqi
2 gusht 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2000-07-18

LIGJ

Nr.8627 datë 22.6.2000

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR SHTESËN E FINANCIMIT PËR PROJEKTIN “MBËSHTETJE PËR HEDHJEN E BAZAVE TË VEPRIMTARISË SIPËRMARRËSE””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për shtesën e financimit për projektin “Mbështetje për hedhjen e bazave të veprimtarisë sipërmarrëse””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2671, datë 04.07.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.

MARRËVESHJE HUAJE

Në bazë të notave të shkëmbyera ne 4 maj 1994, midis Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Qeverisë së Republikës Shqiptare (Notat I) në respekt të zbatimit të fondit të kredisë ripërtëritëse ( Fond Kredie) dhe të Fondit të Garancisë në kuadrin e projektit “Promovimi i Veprimtarisë Sipërmarrëse në Shqipëri”(Projekt), Deutsche Ausgleichsbank (DtA) dhe Banka Agrare (RCB) mbyllën më 20 qershor 1995, një marrëveshje huaje duke përfshirë nje direktivë për zbatim (“Marrëveshja Origjinale e Huasë”).

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.