Ligj

STATUSI I INVALIDIT PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK

Ligji nr. 8626, datë 22 qershor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 15 mars 2012.

Numri
8626
Data e miratimit
22 qershor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 18 korrik 2000
Hyn në fuqi
2 gusht 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2000-07-18

LIGJ

Nr.8626, datë 22.6.2000

STATUSI I INVALIDIT PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Nga ky ligj përfitojnë të gjithë invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, pavarësisht nga mosha, koha, vendndodhja e aksidentit dhe çasti i sigurimit.

Neni 2

Në kuptimin e këtij ligji:

1. “Paraplegjik” nënkupton çdo person që vuan nga paraliza e dy anësive të poshtme si pasojë e dëmtimit të palcës kurrizore nga shkaqe të ndryshme.

2. “Tetraplegjik” nënkupton çdo person, që vuan nga paraliza e katër anësive si pasojë e dëmtimit të palcës kurizore nga shkaqe të ndryshme dhe i klasifikuar si i tillë me vendimin e Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.

Neni 3

Shteti krijon kushte për të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, që ata të marrin pjesë në jetën shoqërore njëlloj si të tjerët, duke siguruar për ta një nivel ekonomik të nevojshëm për të jetuar në mënyrë dinjitoze, kushte banimi, jetesë e punë të përshtatshme, si dhe u krijon mundësi normale për kurim, arsimim, veprimtari çlodhëse, argëtuese dhe sportive.

Ministria e Shëndetësisë parashikon çdo vit në buxhetin e shpenzimeve të saj fondet e nevojshme për kontrolle periodike vjetore nga mjekë të specializuar për të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 3 prill 2006 · 9506 · Për një ndryshim në ligjin nr.8626, datë 22.6.2000 “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar
  2. 15 mars 2012 · 27/2012 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8626, DATË 22.6.2000 “PËR STATUSIN E INVALIDIT PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.