Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT PËR PROJEKTIN E “REHABILITIMIT URGJENT TË FURNIZIMIT ME UJË” NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA)”

Ligji nr. 8629, datë 22 qershor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8629
Data e miratimit
22 qershor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 18 korrik 2000
Hyn në fuqi
2 gusht 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2000-07-18

LIGJ

Nr.8629, datë 22.6.2000

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT PËR PROJEKTIN E “REHABILITIMIT URGJENT TË FURNIZIMIT ME UJË” NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA)”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e Kredisë së Zhvillimit për Projektin e “Rehabilitimit urgjent të furnizimit me ujë” ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA)””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2673, datë 04.07.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.

W- 1533. Doc/mfs

Departamenti Ligjor

DRAFT KONFIDENCIAL

(Subjekt për Ndryshime)

JFunashi

17, Nëntor, 1999

NUMRI I KREDISË 3322 SHQIPËRI

ZHVILLIMI I MARRËVESHJES SË KREDISË

MARRËVESHJE, e datës 18 prill 2000, midis SHQIPËRISË (huamarrësi) dhe SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA)

NDËRSA Huamarrësi është dakord si me realizueshmërinë dhe prioritetin e Projektit të Përshkruar në Listën 2 të kësaj Marrëveshjeje, ka kërkura nga IDA që të ndihmojë në financimin e Projektit; dhe

NDËRSA IDA ka rënë dakord, ndër të tjera, për vazhdueshmërinë e mëtejeshme të Kredisë për Huamarësin në termat dhe kushtet e paraqitura në këtë Marrëveshje.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.