PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË, TË FINANCIMIT DHE PROJEKTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRMES NDËRMARRJES SË UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE, TË POGRADECIT DHE KFW-SË PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “RUAJTJA E MJEDISIT TË LIQENIT TË OHRIT DHE E UJËSJELLËSIT TË POGRADECIT””
Ligji nr. 8628, datë 22 qershor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8628
- Data e miratimit
- 22 qershor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 20, 18 korrik 2000
- Hyn në fuqi
- 2 gusht 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2000-07-18
LIGJ
Nr.8628, datë 22.6.2000
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË, TË FINANCIMIT DHE PROJEKTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRMES NDËRMARRJES SË UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE, TË POGRADECIT DHE KFW-SË PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “RUAJTJA E MJEDISIT TË LIQENIT TË OHRIT DHE E UJËSJELLËSIT TË POGRADECIT””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e huasë, financimit dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përmes Ndërmarrjes së Ujësjellës-kanalizimeve të Pogradecit dhe KfW-së për financimin e projektit “Ruajtja e mjedisit të Liqenit të Ohrit dhe e Ujësjellësit të Pogradecit””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2672, datë 04.07.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.
MARRËVESHJE HUAJE, FINANCIMI DHE PROJEKTI
Datë
Midis KREDITANSTALT FUR WIDERAUBAU, Frankfurt am Main,
(KfW)
dhe
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
(Huamarrës)
e përfaqësuar nga
MINISTRIA E FINANCAVE
Si dhe
NDËRMARRJES SË UJËSJELLËS- KANALIZIMEVE, Pogradec
(Agjencia e Ekzekutimit të Projektit)
për
9.550.000,00 DM hua dhe
12.850.000,00 DM kontribut financiar (Grant)
Ruajtja e Mjedisit të Liqenit të Ohrit
Ujësjellësi i Pogradecit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.