PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE”
Ligji nr. 8632, datë 3 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8632
- Data e miratimit
- 3 korrik 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 21, 13 korrik 2000
- Hyn në fuqi
- 28 korrik 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2000-07-13
LIGJ
Nr. 8632, datë 3.7.2000
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e Kredisë së Zhvillimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin e reformës në administratën publike”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2689, datë 7.7.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.
NUMRI I KREDISË 3328 ALB
MARRËVESHJE PËR KREDI ZHVILLIMI
(Projekti i Reformës së Administratës Publike) ndërmjet Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (18 prill 2000)
MARRËVESHJE, datë 18 prill, 2000, ndërmjet SHQIPËRISE (Huamarrësi) dhe SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (Shoqata).
MEQË Huamarrësi, duke përmbushur kërkesat e tij përsa i takon fizibilitetit dhe prioritetit të Projektit përshkruar në Skedulin 2 të kësaj Marrëveshjeje, i ka kërkuar Shoqatës të asistojë në financimin e Projektit;
MEQË Shoqata ka rënë dakord, mbi bazë, inter alia, të sa më sipër, t’i japë kredi Huamarrësit sipas termave dhe kushteve të vendosura në këtë Marrëveshje;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.