PËR RATIFIKIMIN E “AMENDAMENTIT TË MARRËVESHJES DYPALËSHE “PËR RISKEDULIMIN E DETYRIMEVE TË BORXHIT TË JASHTËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NDAJ KREDITORËVE HOLLANDEZË””
Ligji nr. 8631, datë 3 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8631
- Data e miratimit
- 3 korrik 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 21, 13 korrik 2000
- Hyn në fuqi
- 28 korrik 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2000-07-13
LIGJ
Nr. 8631, datë 3.7.2000
PËR RATIFIKIMIN E “AMENDAMENTIT TË MARRËVESHJES DYPALËSHE “PËR RISKEDULIMIN E DETYRIMEVE TË BORXHIT TË JASHTËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NDAJ KREDITORËVE HOLLANDEZË””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Amendamenti i marrëveshjes dypalëshe “Për riskedulimin e detyrimeve të borxhit të jashtëm të Republikës së Shqipërisë ndaj kreditorëve Holandezë””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2688, datë 7.7.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.
TERMAT E REFERENCËS
LIDHUR ME KONSOLIDIMIN E BORXHIT
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
I – HYRJE
Përfaqësuesit e Qeverive të Gjermanisë, Austrisë, Francës, Italisë, Japonisë, Holandës dhe të Federatës Ruse, të quajtura më poshtë “vendet pjesëmarrëse kreditore” kanë vendosur t’i akordojnë Republikës së Shqipërisë një lehtësim të shërbimit të borxhit të jashtëm të këtij vendi, në formën e një diferencimi pagesash.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.