Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË PËR ZHVILLIM “PROJEKTI I REFORMËS LIGJORE DHE GJYQËSORE” NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA)”

Ligji nr. 8633, datë 3 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8633
Data e miratimit
3 korrik 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 7 korrik 2000
Hyn në fuqi
22 korrik 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2000-07-07

LIGJ

Nr. 8633, datë 3.7.2000

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË PËR ZHVILLIM “PROJEKTI I REFORMËS LIGJORE DHE GJYQËSORE” NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA)”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e Kredisë për Zhvillim “Projekti i Reformës Ligjore dhe Gjyqësore” ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA).

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2690, datë 7.7.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.

NUMRI I KREDISË 3327 ALB

MARRËVESHJA E KREDISË PËR ZHVILLIMIN

MARRËVESHJE, datë 18 prill 2000, ndërmjet REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (“Huamarrësi”) dhe ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIMIN (“Organizata”).

MEQËNËSE Huamarrësi, duke qënë i kënaqur përsa i përket fizibilitetit dhe përparësisë së Projektit që përcaktohet në Kreun 2 te kësaj Marrëveshjeje, ka kërkuar që Organizata të japë ndihmën në financimin e Projektit;

MEQENËSE Organizata është dakord, duke u bazuar, ndër të tjera, ne deklaratën e sipërmendur, për t’i dhënë Kredinë Huamarrësit, me termat dhe sipas kushteve që parashikohen në këtë Marrëveshje;

PRANDAJ, palët me këtë Marrëveshje bien dakord si vijon:

Neni 1

Kushtet e përgjithshme; përkufizimet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.