PËR POLICINË ELEKTRIKE
Ligji nr. 8637, datë 6 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 21 maj 2007.
- Numri
- 8637
- Data e miratimit
- 6 korrik 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 19 korrik 2000
- Hyn në fuqi
- 3 gusht 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2000-07-19
LIGJ
Nr. 8637, datë 6.7.2000
PËR POLICINË ELEKTRIKE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Policia elektrike krijohet si organ ekzekutiv i specializuar për kontrollin e zbatimit të
legjislacionit për administrimin dhe përdorimin e energjisë ele ktrike në sektorin shtetëror dhe privat
nga personat fizikë e juridikë, vendas ose të huaj, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e
Shqipërisë.
Neni 2
Policia elektrike është në varësi në e Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe
përbëhet nga Drejtoria e Policisë Elektrike dhe degët e saj në prefektura (qarqe).
Neni 3
Policia Elektrike ka këto kompetenca:
a) Ushtron kontroll për zbatimin e legjislacionit përkatës në strukturat që merren drejtpërdrejtë
me administrimin dhe përdorimin e energjisë elektrike.
b) Ushtron kontroll për mbrojtjen e rrjetit elektrik dhe të ele menteve të tij nga ndërhyrjet e
dëmtimet e kryera pa lejen e ndërmarrjeve shpërndarëse nga persona fizikë e juridikë, vendas e të huaj.
c) Kontrollon procedurën për lidhjet e reja, për dokumentacionin teknik dhe zbatimin e tij.
ç) Kontrollon sistemin matës të energjisë elektrike sa herë e gjykon të nevojshme, por jo më
pak se 1 herë në vit.
d) Kontrollon lidhjen dhe zbatimin e kontratës së marrjes të energjisë elektrike.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 17 tetor 2002 · 8956 · Për një ndryshim në ligjin nr. 8637, datë 6.7.2000 “Për Policinë Elektrike”
- 22 janar 2004 · 9170 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8637, DATË 6.7.2000 “PËR POLICINË ELEKTRIKE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN 8956, DATË 17.10.2002
- 13 korrik 2006 · 9582 · Për disa ndryshime në ligjin nr.8637, datë 6.7.2000 “Për Policinë Elektrike”, të ndryshuar
- 21 maj 2007 · 9740 · PËR SHFUQIZIMIN E LIGJIT NR.8637, DATË 6.7.2000 “PËR POLICINË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.