PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS CIVILE “PËR KORRUPSIONIN”
Ligji nr. 8635, datë 6 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8635
- Data e miratimit
- 6 korrik 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 19 korrik 2000
- Hyn në fuqi
- 3 gusht 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2000-07-19
LIGJ
Nr. 8635, datë 6.7.2000
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS CIVILE “PËR KORRUPSIONIN”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Konventa civile “Për korrupsionin””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2696, datë 17.7.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.
KONVENTA CIVILE PËR KORRUPSIONIN
HYRJE
Shtetet anëtare të Këshillit të Europës, shtete të tjera dhe Komuniteti Europian, nënshkruese të kësaj Konvente;
Duke ditur që qëllimi i Këshillit të Europës është të arrijë një unitet më të madh ndërmjet anëtarëve të tij;
Të ndërgjegjshëm për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit;
Duke theksuar që korrupsioni përfaqëson një rrezik të madh për shtetin ligjor, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, pastërtinë dhe drejtësinë sociale, që pengon zhvillimin ekonomik dhe rrezikon funksionimin e drejtë dhe të duhur të ekonomisë së tregut;
Duke njohur pasojat e dëmshme financiare të korrupsionit ndaj individëve, kompanive dhe shteteve, si dhe ndaj instituconeve ndërkombëtare;
Të bindur në rëndësinë për një ligj civil që të kontribuojë në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht duke bërë të mundur që njerëzit e dëmtuar të marrin kompensim të drejtë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.