PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS EUROPIANE “PËR SHTYPJEN E TERRORIZMIT””
Ligji nr. 8642, datë 13 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8642
- Data e miratimit
- 13 korrik 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 19 korrik 2000
- Hyn në fuqi
- 3 gusht 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2000-07-19
LIGJ
Nr. 8642, datë 13.7.2000
PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS EUROPIANE “PËR SHTYPJEN E TERRORIZMIT””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Konventa Europiane “Për shtypjen e terrorizmit””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2704, datë 19.7.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.
KONVENTA EUROPIANE PËR SHTYPJEN E TERRORIZMIT
STRASBURG 27.1.1977
Seria e traktateve europiane Nr. 90
Shtetet anëtare të Këshillit të Europës, nënshkruese të kësaj Konvente,
Duke konsideruar se qëllimi i Këshillit të Europës është realizimi i një bashkimi më të ngushtë midis anëtarëve të tij;
Të ndërgjegjshëm për shqetësimin gjithnjë e në rritje të shkaktuar nga rritja e akteve të terrorizmit;
Duke dëshiruar marrjen e masave efikase që autorët e akteve të tilla të mos i shpëtojnë ndjekjes penale dhe ndëshkimit;
Të bindur se ekstradimi është një mjet i veçantë efikas për të arritur këtë rezultat,
Kanë rënë dakord përsa vijon:
Neni 1
Për nevoja të ekstradimit midis shteteve kontraktuese, asnjë vepër penale që do të përmendet këtu më poshtë nuk do të konsiderohet si vepër penale politike, si vepër penale e lidhur me një vepër tjetër politike ose si vepër e frymëzuar nga qëllime politike:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.