Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT TË DYTË SHTESË TË MARRËVESHJES PËR KRIJIMIN E FORCËS SHUMËKOMBËSHE TË PAQES TË EUROPËS JUGLINDORE”

Ligji nr. 8640, datë 13 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8640
Data e miratimit
13 korrik 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 19 korrik 2000
Hyn në fuqi
3 gusht 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2000-07-19

LIGJ

Nr. 8640, datë 13.7.2000

PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT TË DYTË SHTESË TË MARRËVESHJES PËR KRIJIMIN E FORCËS SHUMËKOMBËSHE TË PAQES TË EUROPËS JUGLINDORE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Protokolli i dytë shtesë i “Marrëveshjes për krijimin e Forcës Shumëkombëshe të Paqes të Europës Juglindore””, nënshkruar më 30 nëntor 1999.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2702, datë 19.7.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.

PROTOKOLLI I DYTË SHTESË I MARRËVESHJES PËR KRIJIMIN E FORCËS MULTINACIONALE TË PAQES TË EUROPËS JUGLINDORE

Shtetet palë të marrëveshjes mbi Forcës Ndërkombëtare te Paqes së Europës Juglindore, nënshkruar në Shkup më 26 shtator 1998 dhe Protokollit Shtesë, nënshkruar në Athinë më 12 janar 1999,

Duke riafirmuar angazhimin e tyre ndaj synimeve e parimeve të siguruara në dy dokumentet në fjalë,

Me dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të kooperimit ndërmjet tyre dhe fuqizimin e kapaciteteve ndërhyrëse për rastet emergjente e krizat humanitare,

Me gatishmërinë për krijimin e detajeve dhe amendamenteve në mbështetje në mbështetje të Marrëveshjes në fjalë, kanë rënë dakord sa vijon:

Neni 1

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.