Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8030, DATË 15.11.1995, “PËR KONTRIBUTIN E SHTETIT PËR FAMILJET E PASTREHA”

Ligji nr. 8647, datë 20 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8647
Data e miratimit
20 korrik 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 8 prill 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2000-04-08

LIGJ

Nr. 8647, datë 24.7.2000

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8030, DATË 15.11.1995, “PËR KONTRIBUTIN E

SHTETIT PËR FAMILJET E PASTREHA”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8030, datë 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha” bëhen

këto ndryshime:

Neni 1

Neni 2 paragrafi i tretë ndryshohet si më poshtë:

“Familjet e pastreha që banojnë në banesa sht etërore ish-pronë private, trajtohen nga shteti si

kategori emergjente. Shteti u siguron atyre banesë nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, me

sipërfaqe banimi aq sa u takon sipas normave të strehimit dhe përbërjes familjare para datës 1.12.1992,

por jo më tepër sesa disponon. Privatizimi i këtyre banesave kryhet sipas kritereve të ligjit nr.7652,

datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij,

duke i shtuar tarifës indeksin e korrigjimit të çmimeve.

Qiramarrësit në banesa ish -pronë private, që kërkojnë të sigurojnë banesë nëpërmjet tregut të

lirë, përfitojnë falas nga shteti diferencën e vlerës sipas kostos aktuale të ndërtimit të Entit Kombëtar

të Banesave, me tarifën e indeksuar.”

Neni 2

Pas nenit 2 shtohet neni 2/1 me këtë përmbajtje:

“Familjet e konsideruara të pastreha, që në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë në përbërje

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.