Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS EUROPIANE “PËR PASTRIMIN, DEPISTIMIN, KAPJEN DHE KONFISKIMIN E PRODUKTEVE TË KRIMIT””

Ligji nr. 8646, datë 20 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8646
Data e miratimit
20 korrik 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 8 prill 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2000-04-08

LIGJ

Nr. 8646, datë 20.7.2000

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS EUROPIANE “PËR PASTRIMIN, DEPISTIMIN, KAPJEN DHE KONFISKIMIN E PRODUKTEVE TË KRIMIT””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Konventa Europiane “Për pastrimin, depistimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve të krimit””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2708, datë 28.7.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.

KONVENTA MBI PASTRIMIN, DEPISTIMIN, KAPJEN DHE

KONFISKIMIN E PRODUKTEVE TE KRIMIT

Strasburg, 8.XI.1990

Seria e traktateve evropiane Nr. 141

HYRJE

Shtetet anëtarë të Këshillit të Evropës dhe Shtetet e tjerë nënshkrues të kësaj Konvente,

Duke konsideruar se qëllimi i Këshillit të Evropës është realizimi i një bashkimi më të ngushtë midis anëtarëve të saj;

Të bindur për domosdoshmërinë e ndjekjes së një politike penale të përbashkët që synon mbrojtjen e shoqërisë;

Duke konsideruar se lufta kundër kriminalitetit të rëndë, që është bërë gjithnjë e më shumë problem ndërkombëtar, kërkon përdorimin e metodave moderne dhe efikase në shkallë ndërkombëtare;

Duke çmuar se njëra nga këto metoda konsiston në privimin e kriminelëve nga produktet e krimit;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.