Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN E REFORMËS NË ARSIM”

Ligji nr. 8644, datë 20 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8644
Data e miratimit
20 korrik 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 8 prill 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2000-04-08

LIGJ

Nr. 8644, datë 20.7.2000

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN E REFORMËS NË ARSIM”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e Kredisë së Zhvillimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin e reformës në arsim”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2706, datë 28.7.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.

NUMRI I KREDISË 3343 ALB

MARRËVESHJE KREDIE PËR ZHVILLIM

Marrëveshja, e arritur më datën 8 Qershor 2000, midis Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (Shoqata).

Ndërsa Huamarrësi, pasi është bindur për përshtatshmërinë dhe prioritetin e Projektit të përshkruar në Shtesën 2 të kësaj Marrëveshje, i ka kërkuar Shoqatës të ndihmojë për financimin e Projektit.

Ndërsa Shoqata ka rënë dakord, midis të tjerash, për sa më sipër për t’i dhënë këtë kredi Huamarrësit sipas kushteve dhe afateve që parashikohen në këtë Marrëveshje.

Palët kanë rënë dakord si pasojë për sa vijon :

Neni 1

Kushtet e Përgjithshme; Përcaktimet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.