PËR GRADAT NË POLICINË E SHTETIT
Ligji nr. 8643, datë 20 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8643
- Data e miratimit
- 20 korrik 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 8 prill 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2000-04-08
LIGJ
Nr. 8643, datë 20.7.2000
PËR GRADAT NË POLICINË E SHTETIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti dhe qëllimi i ligjit
1. Objekt i këtij ligji është kuptimi dhe sistemi i gradave si shprehje e hierarkisë në Policinë e Shtetit.
2. Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i gradave për çdo rol, kriteret për fitimin e gradës, si dhe ecuria në karrierë e punonjësit të policisë në përputhje me statusin institucional të miratuar në ligjin nr. 8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit”.
Neni 2
Përkufizime
Për zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Grada” është shprehje e nivelit të ndërmjetëm brenda rolit që përmban cilësitë dhe ushtrimin e funksioneve në përputhje me hierarkinë në strukturën e Policisë së Shtetit.
2. “Roli” është grupimi i niveleve të njëpasnjëshme të gradave, që shpreh raportet themelore hierarkike të Policisë së Shtetit.
Neni 3
Kriteret për fitimin e gradës
Gradat për punonjësit e Policisë së Shtetit fitohen sipas arsimit, vjetërsisë në shërbim, kualifikimit profesional dhe karrierës në strukturat e policisë.
Neni 4
Vjetërsia për efekt gradimi
1. Vjetërsia për efekt gradimi llogaritet nga data e daljes së urdhrit për gradim.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.