PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8114, DATË 28.3.1996, “PËR SPORTIN”
Ligji nr. 8650, datë 28 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8650
- Data e miratimit
- 28 korrik 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 8 korrik 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2000-07-08
LIGJ
Nr. 8650, datë 28.7.2000
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8114, DATË 28.3.1996, “PËR
SPORTIN”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8114, datë 28.3.1996 “Për sportin” bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 1 pika 7 ndryshohet si më poshtë:
“Organizatat sportive vendore janë klubet ose/dhe shoqatat spor tive, që zhvillojnë
veprimtarinë e tyre sportive në një bashki ose komunë të Republikës së Shqipërisë.”
Neni 2
Neni 3 ndryshohet si më poshtë:
“Shteti ka për detyrë të nxisë zhvillimin e sportit për të gjithë dhe ndërtimin e mirëmbajtjen e
infrastrukturës sportive.
Shteti financon veprimtaritë sportive të organizatave sportive kombëtare dhe krijon lehtësira
fiskale për veprimtarinë ekonomike të tyre, në përputhje me ligjin.
Shteti financon veprimtarinë sportive të Komitetit Olimpik Komb ëtar Shqiptar (KOKSH), të
federatave sportive dhe klubeve sportive, nëpërmjet financimit të projekteve të paraqitura prej tyre,
brenda fondeve buxhetore të miratuara me ligj dhe me vendim të Këshillit të Ministrave për Ministrinë
Përgjegjëse për Sportin.
Financimi buxhetor i organizatave sportive zbatohet vetëm sipas kritereve të përcaktuara nga
Ministri i Financave dhe Ministri Përgjegjës për Sportin.
Neni 3
Neni 19 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.