Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT TË ANËTARËSIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN E MARRAKESHIT, QË THEMELOI ORGANIZATËN BOTËRORE TË TREGTISË””

Ligji nr. 8648, datë 28 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8648
Data e miratimit
28 korrik 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 24, 8 korrik 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2000-07-08

LIGJ

Nr. 8648, datë 28.7.2000

PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT TË ANËTARËSIMIT TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN E MARRAKESHIT, QË THEMELOI

ORGANIZATËN BOTËRORE TË TREGTISË””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Protokolli i anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në “Marrëveshjen e

Marrakeshit, që themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë””, si pas materialeve përbërëse si më

poshtë:

1. Raporti i Grupit të Punës për anëtarësimin në OBT.

2. Skeduli koncensioneve dhe angazhimeve në mallra.

3. Skeduli i angazhimeve specifike në shërbime.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2719, datë 3.8.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani.

PROTOKOLL I ANËTARËSIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

NË MARRËVESHJEN E MARRAKESHIT QË THEMELOI

ORGANIZATËN BOTËRORE TË TREGTISË

Organizata Botërore e Tregtisë (e quajtur këtej e tutje “OBT”) në vijim të miratimit të

Këshillit të Përgjithshëm të OBT-së i marrë në bazë të Nenit XI I të Marrëveshjes së Marrakeshit, që

themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë (e quajtur këtej e tu tje “Marrëveshja e OBT-së) dhe

Republika e Shqipërisë (e quajtur këtej e tutje “Shqipëria”),

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.