Ligj

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E BASHKISË SË TIRANËS

Ligji nr. 8654, datë 31 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8654
Data e miratimit
31 korrik 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 24, 8 korrik 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2000-07-08

LIGJ

Nr. 8654, datë 31.7.2000

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E BASHKISË SË TIRANËS

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 108-112 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Bashkia e Tiranës përfaqëson një unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh me status të veçantë.

Neni 2

1. Në Bashkinë e Tiranës funksionojnë:

a) Këshilli Bashkiak si organ përfaqësues i Bashkisë.

b) Kryetari i Bashkisë si organi ekzekutiv i Bashkisë.

2. Këshilli Bashkiak dhe Kryetari zgjidhen drejtpërdrejt nga populli me zgjedhje të lira, vetjake, të barabarta dhe të fshehta, sipas mënyrës së parashikuar në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore.

3. Këshilli Bashkiak dhe Kryetari gëzojnë të drejtat, kryejnë funksione dhe i ushtrojnë përgjegjësitë e përcaktuara për bashkitë në ligjin nr.8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, me përjashtim të detyrave të përcaktuara për njësitë bashkiake në nenin 8 dhe 9 të këtij ligji.

Neni 3

1. Në Bashkinë e Tiranës funksionojnë 11 njësi bashkiake të qeverisjes vendore, të cilat kanë statusin e përcaktuar në këtë ligj.

2. Në njësinë bashkiake, organet përfaqësuese janë:

a) Këshilli i njësisë bashkiake si organ përfaqësues i njësisë bashkiake.

b) Kryetari si organ ekzekutiv i njësisë bashkiake.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.