PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8410, DATË 30.9.1998 “PËR RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK E PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Ligji nr. 8655, datë 31 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8655
- Data e miratimit
- 31 korrik 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 8 korrik 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2000-07-08
LIGJ
Nr. 8655, datë 31.7.2000
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8410, DATË 30.9.1998 “PËR RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK E PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutës, me propozim të një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë” bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 7, pika 3 ndryshohet si vijon:
“Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit administron spektrin e radiofrekuencave të caktuara për transmetime radio e televizive.
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit administron spektrin e radiofrekuencave të caktuara për shërbimet fikse dhe lëvizëse, që përdoren nga operatorët radiotelevizivë publikë e privatë për lidhje radiorele, radiomikrofona dhe radiokamera, sipas planit kombëtar të radiofrekuencave të miratuar nga Këshilli i Ministrave.”
Në po këtë nen, pika 20 ndryshohet si vijon:
“Kontrollon cilësinë e marrjes së sinjaleve në zonat e licencuara dhe kërkon zgjidhje për ankesat e publikut për cilësinë e transmetimit të sinjaleve radiotelevizive.”
Neni 2
Neni 11 ndryshohet si vijon:
“Burimet e financimit të KKRT-së janë:
- të ardhurat nga pagesat për marrjen dhe rinovimin e licencave;
- të ardhurat nga pagesat vjetore të licencës;
- të ardhurat nga përpunimi i kërkesave për licencim;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.