PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE
Ligji nr. 8652, datë 31 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 2 prill 2015.
- Numri
- 8652
- Data e miratimit
- 31 korrik 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 25, 8 gusht 2000
- Hyn në fuqi
- 23 gusht 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 2000-08-08
LIGJ
Nr. 8652, datë 31.7.2000
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE
Në mbështetje të neneve 13, 81, 83 pika 1 dhe 108-115 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre dhe të organeve përkatëse.
Neni 2
Përkufizime
Në kuptimin e këtij ligji:
1.”Funksion" është fusha e veprimtarisë për të cilën është përgjegjës një organ i caktuar.
2. “Funksione të deleguara" janë funksione të pushtetit qendror ose të institucioneve të tjera qendrore që me ligj ose me marrëveshje caktohen të realizohen nga njësitë e qeverisjes vendore në mënyrën dhe masën e përcaktuar nga pushteti qendror dhe institucione të tjera qendrore.
3. “Funksione të përbashkëta" janë funksione për të cilat njësia e qeverisjes vendore ka pjesën e saj të përgjegjësisë së dallueshme nga pjesa e përgjegjësisë së dhënë pushtetit qendror, si dhe që bashkëshoqërohen përpjesëtimisht me kompetenca, të cilat i ushtron në mënyrë autonome.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 18 mars 2004 · 9208 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8652, DATË 31.7.2000 "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE"
- 2 prill 2015 · 30/2015 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.