Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8436, DATË 28.12.1998 “PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8546, DATË 5.11.1999

Ligji nr. 8656, datë 31 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8656
Data e miratimit
31 korrik 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 24, 8 korrik 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2000-07-08

LIGJ

Nr. 8656, datë 31.7.2000

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8436, DATË 28.12.1998 “PËR ORGANIZIMIN E

PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN

NR.8546, DATË 5.11.1999

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8436, datë 28.3.1996 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e

Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.8546, datë 5.11.1999 bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Pas nenit 4 shtohet neni 4/a me këtë përmbajtje:

“Neni 4/a

Viti gjyqësor

1. Viti gjyqësor fillon më datën 10 maj të çdo viti kalendarik dhe përfundon më datën 9 maj të

vitit pasardhës.

2. Ceremonia e përurimit të vitit të ri gjyqësor bëhet në formë publike dhe solemne. Në këtë

ceremoni marrin pjesë gjyqtarë, prokurorë, funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, të ftuar nga Gjykata

Kushtetuese, Zyra e Avokatit të Popullit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, Dhoma Kombëtare e

Noterisë, si dhe nga institucion e ose subjekte të tjera, veprim taria e të cilëve lidhet me fushën e

drejtësisë dhe gjyqësorit.

3. Ditën e përurimit të vitit të ri gjyqësor, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i

Përgjithshëm dhe Ministri i Drejtësisë bëjnë publike Rezolutën e Përbashkët, lidhur me administrimin

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.