PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 8653, datë 31 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 18 mars 2013.
- Numri
- 8653
- Data e miratimit
- 31 korrik 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 26, 8 gusht 2000
- Hyn në fuqi
- 23 gusht 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2000-08-08
1307
LIGJ
Nr.8653, datë 31.7.2000
PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES
VENDORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 81, 83 pika 1 dhe 108 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ndarja administrativo-territoriale e njësive të qeverisjes vend ore në Republikën e Shqipërisë është
si më poshtë:
1. Qarqe……………………………. 12
- Nënndarja e qarqeve, rrethe 36, sipas pasqyrës, që i bashkëlidhet këtij ligji.
2. Komuna………………………309
3. Bashki………………. ……… 65
- Bashkia e Tiranës ka 11 njësi bashkiake.
Neni 2
Shtrirja, emri dhe qendra e çdo njësie të qeverisjes vendore është sipas pasqyrës, që i bashkëlidhet
këtij ligji.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2723, datë 3.8.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani.
Aktet që e ndryshojnë
- 29 korrik 2003 · 9123 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8653, DATË 31.7.2000 "PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
- 18 mars 2013 · 101/2013 · Për një ndryshim në ligjin nr. 8653, datë 31.7.2000 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.