PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR.2, DATË 27.7.2000 “PËR MIRATIMIN E FONDIT PËR PARTITË POLITIKE PJESËMARRËSE NË ZGJEDHJET PËR ORGANET E PUSHTETIT VENDOR”
Ligji nr. 8658, datë 31 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8658
- Data e miratimit
- 31 korrik 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 8 korrik 2000
- Hyn në fuqi
- 31 korrik 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2000-07-08
LIGJ
Nr. 8658, datë 31.7.2000
PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR.2, DATË 27.7.2000
“PËR MIRATIMIN E FONDIT PËR PARTITË POLITIKE PJESËMARRËSE NË
ZGJEDHJET PËR ORGANET E PUSHTETIT VENDOR”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Miratohet akti normativ, me fuqinë e ligjit, nr.2, datë 27.7.2 000 “Për miratimin e fondit për
partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e pushtetit vendor”, sipas tekstit të mëposhtëm:
“Neni 1
Në mbështetje të nenit 139 paragrafi 2 i “Kodit Zgjedhor të Rep ublikës së Shqipërisë”, i
miratuar me ligjin nr.8609, datë 8.5.2000, në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve jepet
fondi prej 40 milionë lekësh për financimin e partive politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e
pushtetit vendor.
Neni 2
Ky fond të financohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, i miratuar për vitin 2000.
Neni 3
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë.”
Shpallur me dekretin nr.2726, datë 3.8.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.