Ligj

PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR.1, DATË 14.7.2000 “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8554, DATË 10.12.1999 “PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 2000””

Ligji nr. 8657, datë 31 korrik 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8657
Data e miratimit
31 korrik 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 24, 8 korrik 2000
Hyn në fuqi
31 korrik 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2000-07-08

LIGJ

Nr. 8657, datë 31.7.2000

PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR.1, DATË 14.7.2000

“PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8554, DATË 10.12.1999 “PËR BUXHETIN E

SHTETIT TË VITIT 2000””

Në mbështetje të neneve 78 dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Miratohet akti normativ, me fuqinë e ligjit, nr.1, datë 14.7.20 00 “Për një ndryshim në ligjin

nr.8554, datë 10.12.1999 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2000””, sipas tekstit të mëposhtëm:

Neni 1

Në ligjin nr.8554, datë 10.12.1999 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2000”, fondet e miratuara

për Ministrinë e Financave në buxhetin e vitit 2000, në zërin “ Kostoja e ristrukturimit të bankave”,

pakësohen me 800 (tetëqind) milionë lekë.

Neni 2

Ky fond të përdoret për përballimin e efekteve financiare, që rrjedhin nga rritja, mesatarisht 10

për qind e pagave dhe 15 për qind e pensioneve, nga të cilat 37 5 milionë të përdoren për pagat dhe

sigurimet shoqërore (kontribut i punëdhënësit) dhe 425 milionë për rritjen e pensioneve.

Neni 3

Ngarkohet Ministria e Financave të bëjë shpërndarjen e fondeve për çdo ministri, institucion

shtetëror dhe për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Neni 4

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.7.2000.”

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.