Ligj

PËR TRAJTIMIN SI TITULL EKZEKUTIV TË FATURËS SË KONSUMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Ligji nr. 8662, datë 18 shtator 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 26 nëntor 2011.

Numri
8662
Data e miratimit
18 shtator 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 10 qershor 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2000-06-10

LIGJ

Nr.8662, datë 18.9.2000

PËR TRAJTIMIN SI TITULL EKZEKUTIV TË FATURËS SË KONSUMIT TË ENERGJISË

ELEKTRIKE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Fatura tatimore e konsumit të energjisë elektrike, sipas modelit të caktuar nga Ministria e

Financave, në zbatim të nenit nr.36 të ligjit nr.7928, datë 27. 4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”,

është titull ekzekutiv.

Neni 2

Ligji nr.8369, datë 9.7.1998 “Për trajtimin e faturave të konsu mit të energjisë elektrike, në

ngarkim të subjekteve shtetërore (buxhetore dhe jobuxhetore) dhe të subjekteve private si tituj

ekzekutivë” shfuqizohet.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2750, datë 22.9.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 1 shkurt 2001 · 8735 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8662, DATË 18.9.2000 “PËR TRAJTIMIN SI TITULL EKZEKUTIV TË FATURËS SË KONSUMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”
  2. 26 nëntor 2011 · 10486 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8662, DATË 18.9.2000 “PËR TRAJTIMIN SI TITULL EKZEKUTIV TË FATURËS SË KONSUMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.