Ligj

PËR GRADAT DHE KARRIERËN USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 8670, datë 26 tetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8670
Data e miratimit
26 tetor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 37, 24 nëntor 2000
Hyn në fuqi
9 dhjetor 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2000-11-24

LIGJ

Nr. 8670, datë 26.10.2000

PËR GRADAT DHE KARRIERËN USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj përcakton kriteret dhe autoritetin për pranimin në Forcat e Armatosura, rendin e gradave, përparimin në gradë dhe në karrierë, përgjegjësitë që rrjedhin nga karakteri i veçantë i detyrës dhe i shërbimit ushtarak dhe ndërprerjen e karrierës për ushtarakët e Forcave të Armatosura.

Neni 2

1. Gradat ushtarake janë tituj e shenja dalluese në emërtesën e hierarkisë ushtarake.

2. Hierarkia ushtarake përfshin rendin e gradave dhe të funksioneve.

3. Rendi i gradave dhe i funksioneve në Forcat e Armatosura shkallëzohet nga më e ulta në më të lartën, sipas lidhjeve e varësive që kanë ndërmjet tyre.

4. Ushtarakët, në varësi nga vendi i tyre në hierarkinë e gradave, kanë veçoritë e më të lartit dhe më të ultit.

Neni 3

Karriera ushtarake është rendi i përgjegjësive të ushtarakut gjatë kohës që shërben në Forcat e Armatosura, sipas arsimimit, kualifikimit, aftësive drejtuese e profesionale dhe vjetërsisë së shërbimit.

Neni 4

1. Në hierarkinë ushtarake, ushtarakët janë oficerë, nënoficerë dhe ushtarë (detarë).

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.