Ligj

PËR RATIFIKIMIN E AMENDAMENTIT TË “TERMAVE TË PËRGJITHSHME TË 7 MARSIT 1994", NËNSHKRUAR NDËRMJET KOMITETIT QEVERITAR PËR BORXHIN E JASHTËM DHE OESTERREICHISCHE KONTROLLBANK, AG.

Ligji nr. 8674, datë 26 tetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8674
Data e miratimit
26 tetor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 34, 11 shtator 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2000-09-11

LIGJ

Nr. 8674, datë 26.10.2000

PËR RATIFIKIMIN E AMENDAMENTIT TË “TERMAVE TË PËRGJITHSHME TË 7 MARSIT 1994", NËNSHKRUAR NDËRMJET KOMITETIT QEVERITAR PËR BORXHIN E JASHTËM DHE OESTERREICHISCHE KONTROLLBANK, AG.

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet amendamenti i "Termave të përgjithshme të 7 marsit 1994", nënshkruar ndërmjet Komitetit Qeveritar për Borxhin e Jashtëm dhe Oesterreichische Kontrollbank, AG.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 2778, datë 3.11.2000, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.

AMENDAMENT

i termave të Përgjithshme të 7 Marsit 1994

ndërmjet përfaqësuesve të Komitetit Qeveritar Shqiptar për Borxhin e Jashtëm, i cili vepron për dhe në emër të Republikës (më poshtë Shqipëria) dhe Oesterreichische Kontrollbank AG, Vienna, që vepron si agjent i Republikës së Austrisë (më poshtë "OeKB")

1. OBJEKTI I AMENDAMENTIT

Objekt i Amendamentit është shtyrja e detyrimeve të borxhit mbi bazën e Termave të Referencës mbi Riorganizimin e borxhit të Republikës së Shqipërisë, të Tetorit 1999, të quajtura më poshtë Termat e Referencës (Aneksi 1).

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.