PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE BANKËS NORVEGJEZE “EKSPORTFINANS””
Ligji nr. 8675, datë 26 tetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8675
- Data e miratimit
- 26 tetor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 35, 11 tetor 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 35, datë 2000-10-11
LIGJ
Nr. 8675, datë 26.10.2000
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE BANKËS NORVEGJEZE “EKSPORTFINANS””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e Kredisë ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Bankës Norvegjeze “Eksportfinans””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2779, datë 3.11.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
MARRËVESHJE HUAJE
e lidhur në datë 11 Shtator 2000
midis
Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
si përfaqësuese dhe në emër të Republikës së Shqipërisë
(më poshtë quajtur HUAMARRËSI)
dhe
Eksportfinans ASA
Oslo, Norvegji
(më poshtë quajtur EKSPORTFINANS)
HYRJE
Ndërsa Jakobsen Elektro (Furnizuesi) dhe Korporata Elektro – Energjitike Shqiptare (KESH) (Blerësi) në 19 Gusht 2000 lidhën një kontratë (Kontrata) për projektin:
Lëvrimi dhe instalimi i nënstacioneve dhe materialeve;
Ndërsa Eksportfinans i ka shprehur Ministrisë së Financave të RSh dëshirën për këtë financim;
Ndërsa Eksportfinans ka vendosur financimin e kontratës së mësipërme me termat dhe kushtet e vendosura në këtë marrëveshje;
Tani më poshtë bihet dakord mes palëve si vijon:
Neni 1
Përcaktime
1.1. Në këtë marrëveshje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.