Ligj

PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 1999

Ligji nr. 8676, datë 31 tetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8676
Data e miratimit
31 tetor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 34, 11 shtator 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2000-09-11

LIGJ

Nr. 8676, datë 31.10.2000

PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 1999

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 158 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Miratohet buxheti faktik i vitit 1999 dhe burimet e financimit të tij, si vijon:

1. Buxheti i Shtetit

- të ardhurat gjithsej 89.341 milionë lekë

- shpenzimet gjithsej 148.818 milionë lekë

2. Buxheti i Sigurimeve Shoqërore

- të ardhurat 26.252 milionë lekë

- shpenzimet 25.017 milionë lekë

3. Buxheti i Sigurimeve Shëndetësore

- të ardhurat 2.648 milionë lekë

- shpenzimet 2.592 milionë lekë

4. Deficiti buxhetor 58.186 milionë lekë

5. Financimi i deficitit 58.186 milionë lekë

I brendshëm 27.929 milionë lekë

- Kredi nga Banka e Shqipërisë 2.386 milionë lekë

- Bono thesari 25.533 milionë lekë

- Të ardhura nga privatizimi 906 milionë lekë

- Ndryshim gjendje arke -1.401 milionë lekë

- Të tjera 504 milionë lekë

Financim i huaj, neto 30.257 milionë lekë

Nga i cili:

- Mbështetje buxhetore 11.960 milionë lekë

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 2788, datë 9.11.2000, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.