Ligj

PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, SHFRYTËZIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E DIGAVE DHE DAMBAVE

Ligji nr. 8681, datë 2 nëntor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.

Numri
8681
Data e miratimit
2 nëntor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 38, 12 janar 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2000-01-12

LIGJ

Nr. 8681, datë 2.11.2000

PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, SHFRYTËZIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E DIGAVE DHE DAMBAVE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Ky ligj ka për qëllim të ndërtojë kuadrin bazë ligjor dhe institucional, nga i cili do të rrjedhë i gjithë dokumentacioni i nevojshëm që rregullon procesin e projektimit, ndërtimit, shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes së digave/dambave.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptimin e këtij ligji:

a) “Diga” është një objekt ndërtimor nivelngritës dhe ujëmbledhës formues, në përbërje të një kompleksi ujor me disa qëllime si:

furnizimi me ujë për prodhimin e energjisë elektrike;

furnizimi me ujë i bujqësisë (ujitje, kultivim peshku e akuakulturë);

furnizimi me ujë i industrisë dhe nevojave komunale;

furnizimi me ujë të pijshëm të qendrave të banuara;

mbrojtja nga përmbytjet e lumenjve;

kërkesa turizmi e transporti ujor të pjesshëm.

b) “Damba” është një objekt ndërtimor nivelngritës dhe depozitformues me materiale të ngurta, në përbërje të një kompleksi ose impianti industrial.

c) “Pjesë përbërëse” të digës/dambës janë trupi i digës (me mbushje ose prej betoni), elementet e papërshkrueshmërisë, nënobjektet e devijimit, zbrazjes, shkarkimit dhe marrjes së ujit për përdoruesit, konsumatorët.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 14 shkurt 2013 · 18/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8681, datë 2.11.2000 “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.