Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË SELISË QENDRORE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMITETIT NDËRKOMBËTAR TË KRYQIT TË KUQ”

Ligji nr. 8680, datë 2 nëntor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8680
Data e miratimit
2 nëntor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 38, 12 janar 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2000-01-12

LIGJ

Nr. 8680, datë 2.11.2000

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË SELISË QENDRORE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMITETIT NDËRKOMBËTAR TË KRYQIT TË KUQ”

Në mbështetje të neneve 78, 81, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës dhe të nenit 17 të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e Selisë Qendrore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 2795, datë 17.11.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

MARRËVESHJE E SELISË QENDRORE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE KOMITETIT NDËRKOMBËTAR TË KRYQIT TË KUQ

Qeveria e Republikës së Shqipërisë (më poshtë Qeveria) përfaqësuar nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, z.Pëllumb Xhufi dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (më poshtë KNKK), përfaqësuar nga Kryetari i Delegacionit në Republikën e Shqipërisë, z.Paul-Henri Morard.

DUKE VLERËSUAR punën e kryer nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, në dhënien e mbrojtjes dhe ndihmës pa bërë dallime, me pikësynim lehtësimin e vuajtjeve njerëzore,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.