PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7962, DATË 13.7.1995, “PËR ENERGJINË ELEKTRIKE”
Ligji nr. 8679, datë 2 nëntor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8679
- Data e miratimit
- 2 nëntor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 37, 24 nëntor 2000
- Hyn në fuqi
- 9 dhjetor 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2000-11-24
LIGJ
Nr. 8679, datë 2.11.2000
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7962, DATË 13.7.1995, “PËR ENERGJINË ELEKTRIKE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 13 të ligjit nr.7962, datë 13.7.1995 “Për energjinë elektrike” bëhen këto ndryshime:
1. Në titull dhe në paragrafin e parë shkronja “b”, fjala “të përtëritshme” zëvendësohet me fjalën “të rinovueshme”.
2. Në fund të shkronjës “b” shtohet një paragraf i ri me këtë përmbajtje:
“Burime të rinovueshme janë:
energjia diellore në të gjitha aplikimet e saj;
energjia e erës;
energjia gjeotermike e të gjitha llojeve;
energjia hidrike;
energjia e biomasës në të gjitha aplikimet e saj.”
3. Pas paragrafit të katërt shtohet një paragraf i ri me këtë përmbajtje:
“a) Duke filluar nga 1 janari 2001, furnizuesi dhe të gjithë prodhuesit e tjerë të pavarur të energjisë elektrike mbi 2 MW janë të detyruar të prodhojnë, për sistemin elektroenergjitik shqiptar, energji elektrike nga burime të energjive të rinovueshme, në masën 2 për qind të të gjithë sasisë së energjisë elektrike të prodhuar prej tyre nga burime të tjera.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.