Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN EUROPIANE TË ARBITRAZHIT”

Ligji nr. 8687, datë 9 nëntor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8687
Data e miratimit
9 nëntor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 38, 12 janar 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2000-01-12

LIGJ

Nr. 8687, datë 9.11.2000

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN EUROPIANE TË ARBITRAZHIT”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën Europiane të Arbitrazhit”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2802, datë 20.11.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

KONVENTA EUROPIANE

MBI ARBITRAZHIN TREGTAR NDËRKOMBËTAR

Gjenevë, 21 prill 1961

Hyrë në fuqi më 7 janar 1964, në përputhje me nenin X, paragrafi i 8, me përjashtim të paragrafeve 3 deri në 7 të nenit IV, që kanë hyrë në fuqi më 18 tetor 1965 në bazë të paragrafit IV të shtojcës së Konventës.

Të nënshkruarit,

Të autorizuarit në mënyrë të rregullt,

Të mbledhur nën kujdesin e Komisionit Ekonomik për Europën të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Pasi konstatuan që më 10 qershor 1958 me mbarimin e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Arbitrazhin Tregtar Ndërkombëtar, nënshkruan në Nju-Jork një Konventë për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja të arbitrazhit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.