PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA NË NËNTOKË
Ligji nr. 8685, datë 9 nëntor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 5 prill 2007.
- Numri
- 8685
- Data e miratimit
- 9 nëntor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 38, 12 janar 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2000-01-12
LIGJ
Nr. 8685, datë 9.11.2000
PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA
NË NËNTOKË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Me termin bazë e vlerësuar do të kuptohet paga sipas së cilës janë derdhur kontributet për
sigurimet shoqërore nga data 1.1.1994 e deri në çastin e lindjes së të drejtës për përfitim.
Me termin përfitim minimal do të kuptohet masa mujore e përfitimit të caktuar në nivelin
minimal, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Me termin periudhë sigurimi do të kuptohen të gjitha periudhat e marrëdhënieve të punës për
të cilat janë derdhur kontributet për sigurimet shoqërore.
Me termin veprimtari ekonomike do të kuptohet ushtrimi i çdo lloj veprimtarie në të cilën
personat janë në marrëdhënie si të punësuar ose të vetëpunësuar , me përjashtim të atyre personave të
cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike si të vetëpunësuar në bujqësi.
Neni 2
Punonjësit që kanë punuar në miniera për një periudhë jo më pak se 11 vjet e gjysmë në
nëntokë dhe kanë një periudhë sigurimi jo më pak se 23 vjet, në rastet kur nuk ushtrojnë veprimtari
ekonomike, trajtohen me përfitim.
Neni 3
Masa e përfitimit për këta punonjës do të jetë e barabartë me 6 0 për qind të bazës së vlerësuar.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 17 mars 2005 · 9356 · PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8685, DATË 9.11.2000 "PËR NJËTRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE, QË KANË PUNUAR NË MINIERA, NËNËNTOKË"
- 5 prill 2007 · 9706 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8685, DATË 9.11.2000 “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA NË NËNTOKË”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.