Ligj

Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve

Ligji nr. 8691, datë 16 nëntor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.

Numri
8691
Data e miratimit
16 nëntor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 45, 31 dhjetor 2000
Hyn në fuqi
15 janar 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2000-12-31

LIGJ

Nr. 8691, datë 16.11.2000

PËR PRODHIMIN DHE TREGTIMIN E DUHANIT DHE TË CIGAREVE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 paragrafi 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI :

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj ka për qëllim të rregullojë prodhimin, tregtimin e duhanit të papërpunuar, përpunimin industrial, tregtimin e duhanit të përpunuar dhe të produkteve të tij në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Mbikëqyrja dhe kontrolli i prodhimit dhe i tregtimit të duhanit dhe të produkteve të tij realizohet nga Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit. Ministria e Financave, në përputhje me legjislacionin në fuqi, kontrollon anën fiskale.

Neni 3

Në kuptim të këtij ligji:

“Duhan” nënkupton gjethen e bimës së kultivuar të specieve Nikotiana tabacum, në të gjitha format dhe stadet e rritjes, të përpunimit dhe të manipulimit, kur nuk përdoren për konsum final.

“Prodhim bujqësor i duhanit” nënkupton prodhimin e farës, të fidaneve të duhanit, rritjen e tij në fushë, vjeljen, tharjen dhe manipulimin e duhanit nga prodhuesit.

“Përpunim industrial i duhanit” nënkupton klasifikimin, manipulimin, heqjen e kërcellit për duhanet gjethemëdha, fermentimin ose trajtimin termik dhe përgatitjen e duhanit për tregtim.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 17 maj 2001 · 8809 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8691, DATË 16.11.2000, “PËR PRODHIMIN DHE TREGTIMIN E DUHANIT DHE TË CIGAREVE
  2. 21 nëntor 2002 · 8974 · Për disa shtesa në ligjin nr.8691, datë 16.11.2000 “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve”
  3. 6 maj 2010 · 10275 · Për disa shtesa në ligjin nr. 8691, datë 16.11.2000 “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve”, të ndryshuar
  4. 14 shkurt 2013 · 65/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8691, datë 16.11.2000 “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.