Ligj

PËR PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË INFEKSIONIT HIV/AIDS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 8689, datë 16 nëntor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8689
Data e miratimit
16 nëntor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 40, 14 dhjetor 2000
Hyn në fuqi
29 dhjetor 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2000-12-14

LIGJ

Nr. 8689, datë 16.11.2000

PËR PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË INFEKSIONIT HIV/AIDS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Infeksioni HIV/AIDS (ose SIDA) është sëmundja e shkaktuar nga virusi i mangësisë së fituar të imunitetit njerëzor dhe në këtë kuptim “Personat e infektuar nga HIV-i, janë persona të infektuar nga virusi i imunodeficitit njerëzor”.

Neni 2

Ky ligj është i detyrueshëm për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, vendas dhe të huaj, të cilët ndodhen ose janë të regjistruar dhe zhvillojnë veprimtari në Republikën e Shqipërrisë.

Neni 3

Garancitë për të drejtat dhe liritë e personave të infektuar nga HIV-i, si dhe detyrimet e parashikuara në këtë ligj janë të vlefshme edhe për shtetasit e huaj që banojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 4

Komisioni Kombëtar i luftës kundër HIV/AIDS-it, që funksionon pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ka atributet e një Komisioni Kombëtar Ndërministror. Në përbërje të këtij komisioni janë zëvendësministrat e këtyre dikastereve:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.