Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E VJENËS “PËR TË DREJTËN E TRAKTATEVE”

Ligji nr. 8696, datë 23 nëntor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8696
Data e miratimit
23 nëntor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 40, 14 dhjetor 2000
Hyn në fuqi
29 dhjetor 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2000-12-14

LIGJ

Nr. 8696, datë 23.11.2000

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E VJENËS “PËR TË DREJTËN E TRAKTATEVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën e Vjenës “Për të drejtën e traktateve”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2821, datë 5.12.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

KONVENTA E VJENËS PËR TË DREJTËN E TRAKTATEVE

Shtetet Palë në këtë Konventë

Duke vlerësuar rolin themelor të traktateve në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare,

Duke njohur rëndësinë në rritje të traktateve si një burim i së drejtës ndërkombëtare dhe si një mjet i zhvillimit paqësor të bashkëpunimit midis kombeve, pavarësisht nga sistemet e tyre sociale dhe kushtetuese,

Duke theksuar se parimet e pëlqimit të lirë dhe të mirëbesimit dhe rregulli pacta sunt servanta janë të njohura universalisht,

Duke pohuar se konfliktet që lidhen me traktatet, ashtu si edhe tërë konfliktet e tjera ndërkombëtare, duhet të zgjidhen me anë të mjeteve paqësore dhe në pajtim me parimet e drejtësisë dhe të së drejtës ndërkombëtare,

Duke kujtuar vendosmërinë e popujve të Kombeve të Bashkuara për të krijuar kushtet sipas të cilave mund të ruhet drejtësia dhe respekti për detyrimet që rrjedhin nga traktatet,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.