PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË GREKE PËR PROJEKTIN E INFRASTRUKTURËS SOCIALE PËR SEKTORIN E SHËNDETËSISË”
Ligji nr. 8698, datë 23 nëntor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8698
- Data e miratimit
- 23 nëntor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 43, 13 nëntor 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 43, datë 2000-11-13
LIGJ
Nr.8698, datë 23.11.2000
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET QEVERISË SË
REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË GREKE PËR PROJEKTIN E
INFRASTRUKTURËS SOCIALE PËR SEKTORIN E SHËNDETËSISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë
Greke për projektin e infrastrukturës sociale për sektorin e shëndetësisë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2823, datë 5.12.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani
MARRËVESHJE HUAJE
Marrëveshje e lidhur më datë 25.6.2000, mes Qeverisë së Republi kës të Shqipërisë
(“Huamarrësi”) e përfaqësuar nga Ministri i Financave dhe Qever isë së Republikës Helene
(“Huadhënësi”) e përfaqësuar nga Zëvendësministri i Ekonomisë Kombëtare
Janë dëshmitarë të:
E konsideruar në mbështetje të Protokollit mbi Bashkëpunimin Ekonomik mes Qeverisë së
Republikës Helene dhe Qeverisë së Republikës të Shqipërisë, nënshkruar në Athinë më 9 shtator 1997
dhe në Protokollin mbi Bashkëpunimin Ekonomik të nënshkruar në Tiranë më 15 Tetor 1997
(“Protokolli”) të cilat gjenden bashkëngjitur dhe që quhen pjesë përbërëse e Marrëveshjes aktuale
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.