Ligj

PËR ANËTARËSIMIN E LABORATORIT KOMBËTAR TË TESTIMIT TË FARAVE DHE FIDANËVE NË SHOQATËN NDËRKOMBËTARE TË TESTIMIT TË FARAVE (ISTA)

Ligji nr. 8700, datë 23 nëntor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8700
Data e miratimit
23 nëntor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 42, 16 dhjetor 2000
Hyn në fuqi
31 dhjetor 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 42, datë 2000-12-16

LIGJ

Nr. 8700, datë 23.11.2000

PËR ANËTARËSIMIN E LABORATORIT KOMBËTAR TË TESTIMIT TË FARAVE DHE FIDANËVE NË SHOQATËN NDËRKOMBËTARE TË TESTIMIT TË FARAVE (ISTA)

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Laboratori Kombëtar të Testimit të Farave dhe Fidanëve pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimit anëtarësohet në Shoqatën Ndërkombëtare të Testimit të Farave (ISTA), si autoritet i emëruar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit për pagesën e kuotizimit vjetor pranë kësaj shoqate.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2825, datë 5.12.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

STATUT

I SHOQATËS NDËRKOMBËTARE TË TESTIMIT TË FARAVE

Miratuar në mbledhjen e jashtëzakonshme në Uashington në Qershor 1971, përmirësuar në mbledhjet e zakonshme në Varshavë 1974, Brisbanë 1986 dhe Kopenhagen 1995.

Neni 1

Emri

Shoqata do të njihet si Shoqata Ndërkombëtare e Testimit të Farave, më poshtë e quajtur “Shoqatë”.

Neni 2

Selia

Selia e Shoqatës do të jetë zyra e thesarit dhe sekretaria. Komiteti Ekzekutiv mund të ngrejë zyra gjithashtu në vende të tjera që do të vendosen nga Komiteti Ekzekutiv herë pas here, për të ndihmuar në zbatimin e qëllimeve të Shoqatës.

Neni 3

Objektivat

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.