Ligj

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS-KUADËR EUROPIANE “PËR BASHKËPUNIMIN NDËRKUFITAR TË BASHKËSIVE VENDORE E TË AUTORITETEVE TERRITORIALE DHE TË DY PROTOKOLLEVE SHTESË TË SAJ”

Ligji nr. 8699, datë 23 nëntor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8699
Data e miratimit
23 nëntor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 41, 16 dhjetor 2000
Hyn në fuqi
31 dhjetor 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 41, datë 2000-12-16

LIGJ

Nr.8699, datë 23.11.2000

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS-KUADËR EUROPIANE “PËR BASHKËPUNIMIN NDËRKUFITAR TË BASHKËSIVE VENDORE E TË AUTORITETEVE TERRITORIALE DHE TË DY PROTOKOLLEVE SHTESË TË SAJ”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet Konventa-Kuadër Europiane “Për bashkëpunimin ndërkufitar të bashkësive vendore e të autoriteteve territoriale dhe të dy protokolleve shtesë të saj”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2824, datë 5.12.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

KONVENTA

KUADËR EUROPIANE PËR BASHKËPUNIMIN

NDËRKUFITAR TË BASHKËSIVE VENDORE OSE

AUTORITETEVE TERRITORIALE

HYRJE

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës, nënshkruese të kësaj Konvente,

Duke konsideruar që synimi i Këshillit të Europës është të realizojë një bashkëpunim më të ngushtë midis anëtarëve të vet dhe të promovojë bashkëpunimin ndërmjet tyre;

Duke konsideruar se sipas nenit 1 të statusit të Këshillit të Europës ky synim do të realizohet veçanërisht nga lidhja e marrëveshjeve në fushën administrative;

Duke konsideruar se Këshilli i Europës synon të sigurojë pjesëmarrjen e njësive vendore ose autoriteteve territoriale të Europës në realizimin e qëllimit të vet;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.