PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR KONSOLIDIMIN E BORXHIT TË JASHTËM TË SHQIPËRISË, NË BAZË TË TERMAVE TË REFERENCËS SË KLUBIT TË PARISIT, TË 22 KORRIKUT 1998, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE”
Ligji nr. 8694, datë 23 nëntor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8694
- Data e miratimit
- 23 nëntor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 40, 14 dhjetor 2000
- Hyn në fuqi
- 29 dhjetor 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2000-12-14
LIGJ
Nr. 8694, datë 23.11.2000
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR KONSOLIDIMIN E BORXHIT TË JASHTËM TË SHQIPËRISË, NË BAZË TË TERMAVE TË REFERENCËS SË KLUBIT TË PARISIT, TË 22 KORRIKUT 1998, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e konsolidimit të borxhit të jashtëm të Shqipërisë, në bazë të termave të referencës së Klubit të Parisit, të 22 korrikut 1998, ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2819, datë 5.12.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
TERMAT E REFERENCËS
MBI REDUKTIMIN DHE RIORGANIZIMIN E BORXHIT
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
I –A/ HYRJE
Përfaqësuesit e Qeverive të Italisë dhe Federatës Ruse, referuar më poshtë si “Vende Kreditore Pjesëmarrëse”, u takuan në Paris në 22 Korrik 1998. Vëzhgues nga Qeveritë e Australisë, Austrisë, Belgjikës, Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Holandës, Norvegjisë, Spanjës, Suedisë, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe e SHBA gjithashtu ndoqën takimin.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.