PËR LOJËRAT E FATIT, KAZINOTË DHE HIPODROMET
Ligji nr. 8701, datë 1 dhjetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 5 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 28 maj 2007.
- Numri
- 8701
- Data e miratimit
- 1 dhjetor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 31 dhjetor 2000
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2000-12-31
LIGJ
Nr. 8701, datë 1.12.2000
PËR LOJËRAT E FATIT, KAZINOTË DHE HIPODROMET
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë rregullat për mënyrën e zhvillimit të lojërave të fatit, të kazinove dhe të basteve, të cilat vihen për garat e zhvilluara në hipodrome, si dhe licencimin e organizatorit të tyre.
Neni 2
Lojërat e fatit
Përkufizimi
1. Lojëra fati quhen ato lojëra, ku pjesëmarrësit paguajnë një shumë të caktuar dhe ku faktori fat ka ndikim të drejtpërdrejtë si në fitimin, ashtu edhe në humbjen e pjesëmarrësve në secilën lojë.
2. Nuk quhen lojëra fati:
Konkurset që zhvillohen në bazë të njohurive të pjesëmarrësve, ku fituesi merr një çmim të caktuar të vendosur për këtë qëllim.
Pagesat që bëhen nga sigurimi i jetës ose llojet e tjera të sigurimit nëpërmjet tërheqjes me short të biletave të emetuara për këtë qëllim.
Neni 3
Lojërat e fatit
Kategoritë
Për qëllime të këtij ligji, lojërat e fatit klasifikohen në kategoritë e mëposhtme:
1. Lojërat aritmetike janë ato lojëra, ku pjesëmarrësi shënon sipas zgjedhjes së vet një seri numrash nga një bashkësi e caktuar numrash të shënuara në biletën e lojës. Lojtari fiton kur numrat e zgjedhur prej tij përkojnë me numrat që do të dalin në hedhjen publike të shortit të kësaj loje. Në këtë kategori hyjnë lojërat e mëposhtme:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 10 qershor 2004 · 9240 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8701, DATË 1.12.2000 “PËR LOJËRAT E FATIT, KAZINOTË DHE HIPODROMET”
- 19 maj 2005 · 9408 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8701, DATË 1.12.2000 "PËR LOJËRAT E FATIT, KAZINOTË DHE HIPODROMET", I NDRYSHUAR
- 21 dhjetor 2005 · 9459 · Për disa ndryshime dhe një shtesë në ligjin nr.8701, datë 1.12.2000 “Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”, të ndryshuar
- 19 qershor 2006 · 9567 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8701, datë 1.12.2000 “Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”, të ndryshuar
- 28 maj 2007 · 9744 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8701, DATË 1.12.2000 “PËR LOJËRAT E FATIT, KAZINOTË DHE HIPODROMET”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.