PËR DISA PËRJASHTIME DHE PËR DHËNIEN E DISA STIMUJVE PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT TË KALIVAÇIT ME KONCENSION TË FORMËS “BOT”
Ligji nr. 8708, datë 1 dhjetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8708
- Data e miratimit
- 1 dhjetor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 31 dhjetor 2000
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2000-12-31
LIGJ
Nr. 8708, datë 1.12.2000
PËR DISA PËRJASHTIME DHE PËR DHËNIEN E DISA STIMUJVE PËR NDËRTIMIN E
HIDROCENTRALIT TË KALIVAÇIT ME KONCENSION TË FORMËS “BOT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Periudha e koncensionit në marrëveshjen e koncensionit të formës “BOT” të Hidrocentralit të
Kalivaçit, është 30 vjet nga data e fillimit të punimeve të ndërtimit.
Neni 2
Asnjë akt ligjor, i dalë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së koncensionit, nuk mund të cenojë
këtë marrëveshje.
Neni 3
Shoqëria koncensionare e Hidrocentralit të Kalivaçit, sipas nenit 31 të ligjit nr.7928, datë
27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, taksohet me vlerë të TVSH-së në masën zero për qind për
mallrat dhe shërbimet e eksportit, gjatë gjithë periudhës së koncensionit.
Organet tatimore bëjnë rimbursimin e tepricës kreditore të TVSH-së brenda 30 ditëve nga data
e paraqitjes së kërkesës.
Neni 4
Shoqëria koncensionare e Hidrocentralit të Kalivaçit përjashtohet nga detyrimet e importit dhe
çdo lloj takse, që ka të bëjë me importin dhe eksportin e mallr ave dhe shërbimeve, si për periudhën e
ndërtimit edhe për periudhën e koncensionit.
Neni 5
Shoqëria koncensionare e Hidrocentralit të Kalivaçit përjashtohet nga detyrimi i tatimit mbi
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.