PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FRANCEZE PËR KONSOLIDIMIN E BORXHIT (NË BAZË TË TERMAVE TË REFERENCËS SË “KLUBIT TË PARISIT”)”
Ligji nr. 8704, datë 1 dhjetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8704
- Data e miratimit
- 1 dhjetor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 31 dhjetor 2000
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2000-12-31
LIGJ
Nr. 8704, datë 1.12.2000
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FRANCEZE PËR KONSOLIDIMIN E BORXHIT (NË BAZË TË TERMAVE TË REFERENCËS SË “KLUBIT TË PARISIT”)”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Franceze për konsolidimin e borxhit (në bazë të termave të referencës së “Klubit të Parisit”)”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2844, datë 23.12.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
TERMAT E REFERENCËS
LIDHUR ME KONSOLIDIMIN E BORXHIT TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
I) HYRJE
Përfaqësuesit e Qeverive të Gjermanisë, Austrisë, Francës, Italisë, Japonisë, Hollandës dhe të Federatës Ruse, të quajtura më poshtë "vendet pjesëmarrëse kreditore", kanë vendosur t'i akordojnë Republikës së Shqipërisë një lehtësim të shërbimit të borxhit të jashtëm të këtij vendi, në formën e një diferencimi pagesash.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.