Ligj

PËR IDENTIFIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E KAFSHËVE DHE TË FERMAVE BLEGTORALE

Ligji nr. 8702, datë 1 dhjetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.

Numri
8702
Data e miratimit
1 dhjetor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 31 dhjetor 2000
Hyn në fuqi
15 janar 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2000-12-31

LIGJ

Nr. 8702, datë 1.12.2000

PËR IDENTIFIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E KAFSHËVE DHE TË FERMAVE BLEGTORALE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi i këtij ligji është:

a) disiplinimi i lëvizjes së kafshëve bujqësore nëpërmjet identifikimit individual;

b) regjistrimi i fermave blegtorale dhe pajisja e tyre me numër të veçantë regjistrimi;

c) shkëmbimi i shpejtë dhe i saktë i të dhënave për vendndodhjen e kafshëve për qëllime veterinare, zooteknike dhe statistikore;

ç) rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet institucionit përgjegjës shtetëror dhe pronarëve të fermave blegtorale.

Neni 2

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

“Identifikim” është vendosja e numrave dallues individualë, sipas një kodi të përcaktuar.

“Kafshë për identifikim” janë speciet e kafshëve bujqësore të gjedhit, të buajve dhe të njëthundrakëve.

“Kartelë individuale” është certifikata me të dhënat individuale, gjenealogjike dhe veterinare të kafshëve.

Neni 3

Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit organizon dhe kontrollon zbatimin e programit të identifikimit të kafshëve dhe regjistrimit të fermave blegtorale. Përgjegjës për realizimin dhe kontrollin e këtij programi janë shërbimi zooteknik dhe shërbimi veterinar në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 14 shkurt 2013 · 66/2013 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 8702, datë 1.12.2000 “Për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve dhe të fermave blegtorale”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.