Ligj

PËR PRIVATIZIMIN E SHOQËRISË ANONIME “SERVCOM”

Ligji nr. 8707, datë 1 dhjetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8707
Data e miratimit
1 dhjetor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 19 shkurt 2001
Hyn në fuqi
6 mars 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 2001-02-19

LIGJ

Nr. 8707, datë 24.1.2001

PËR PRIVATIZIMIN E SHOQËRISË ANONIME “SERVCOM”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Shoqëria anonime “Servcom” i nënshtrohet privatizimit.

Neni 2

Fillimi i procesit të privatizimit dhe i ristrukturimit, forma e privatizimit dhe struktura e

formulës së privatizimit për shoqërinë anonime “Servcom” përcaktohen me vendim të Këshillit

të Ministrave.

Neni 3

Të ardhurat që do të përfitohen nga privatizimi i “Servcom” sh.a. ndahen si vijon:

1. Punonjësve të “Servcom” sh.a. që do të dalin të papunë gjatë procesit të privatizimit

dhe të ristrukturimit, u jepet një shpërblim i barabartë me pagesën e një viti dhe u paguhen

kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore.

2. Pjesa tjetër e të ardhurave të derdhet në Buxhetin e Shtetit.

Neni 4

Ngarkohet Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit të ndjekë dhe të organizojë

punën për zbatimin e këtij ligji.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 2894, datë 9.2.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.