PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8435, DATË 28.12.1998, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Ligji nr. 8713, datë 15 dhjetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8713
- Data e miratimit
- 15 dhjetor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 42, 16 dhjetor 2000
- Hyn në fuqi
- 31 dhjetor 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 42, datë 2000-12-16
L I G J
Nr. 8713, datë 15.12.2000
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8435, DATË 28.12.1998, “PËR
SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8435, datë 28.12.1998 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”,
ndryshuar me ligjet nr.8508, datë 7.7.1999; nr.8519, datë 30.7. 1999; nr.8552, datë 18.11.1999;
nr.8581, datë 17.2.2000 dhe nr. 8651, datë 28.7.2000 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 1 shtohet pika 24 me këtë përmbajtje:
“24. Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme.”
Neni 2
Në nenin 6 shtohet shkronja “t” me këtë përmbajtje:
“t) Taksa mbi kalimin e së drejtës të pronësisë për pasuritë e paluajtshme llogaritet:
- për ndërtesat: në lekë për metër katror për sipërfaqe ndërtimi të shitur;
- për pasuritë e tjera të paluajtshme në përqindje mbi vlerën e pasurisë së shitur.
Taksa mbi kalimin e së drejtës të pronësisë në ndërtesa caktohet:
- për Bashkinë e Tiranës në masën 2 000 lekë për metër katror për sipërfaqe ndërtimi të shitur
të destinuar për biznes, ndërsa për sipërfaqe ndërtimi të shitur të destinuar për banim 1000 lekë për
metër katror;
- për bashkitë e kategorive I dhe II në masën 500 lekë për metër katror për sipërfaqe ndërtimi
të shitur;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.