PËR VENDOSJEN E PULLAVE NË ARTIKUJT E DUHANIT E TË PIJEVE ALKOOLIKE
Ligji nr. 8717, datë 15 dhjetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8717
- Data e miratimit
- 15 dhjetor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 31 dhjetor 2000
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2000-12-31
LIGJ
Nr. 8717, datë 15.12.2000
PËR VENDOSJEN E PULLAVE NË ARTIKUJT E DUHANIT E TË PIJEVE ALKOOLIKE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Artikujt e duhanit e të pijeve alkoolike që prodhohen, importohen, magazinohen ose hidhen në
qarkullim në Republikën e Shqipërisë, pajisen detyrimisht me pu llën fiskale të Ministrisë së
Financave.
Neni 2
Pulla fiskale e Ministrisë së Financave është letër me vlerë dhe monopol i shtetit.
Neni 3
Për mallrat, të cilat detyrimisht duhet të jenë të pajisura me pullën fiskale të Ministrisë së
Financave, kur organet shtetërore të autorizuara zbulojnë se gjatë importit, magazinimit ose kur ato
janë hedhur në qarkullim, nuk janë të pajisura me pullën fiskal e, bëjnë menjëherë konfiskimin e tyre
dhe mbyllin vendin e biznesit për një periudhë kohe jo më pak se dy muaj.
Mallrat e konfiskuara rishiten nga organet përkatëse në ankand.
Organi shtetëror i autorizuar për shitjen e tyre është i detyruar t’i pajisë ato me pullë fiskale, e
cila lëshohet nga Ministria e Financave dhe është e ndryshme nga pullat e zakonshme që tregojnë
detyrimet fiskale.
Neni 4
Ngarkohet Ministri i Financave të nxjerrë aktet nënligjore për administrimin e pullave fiskale.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.