PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR TRAFIKUT TË PALIGJSHËM TË DROGAVE NARKOTIKE DHE TË LËNDËVE PSIKOTROPE”
Ligji nr. 8722, datë 26 dhjetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8722
- Data e miratimit
- 26 dhjetor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 50, 31 dhjetor 2000
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 50, datë 2000-12-31
LIGJ
Nr. 8722, datë 26.12.2000
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR TRAFIKUT TË PALIGJSHËM TË DROGAVE NARKOTIKE DHE TË LËNDËVE PSIKOTROPE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër trafikut të paligjshëm të drogave narkotike dhe të lëndëve psikotrope”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2857, datë 5.1.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
KONVENTA E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR TRAFIKUT TË
PALIGJSHËM TË DROGAVE NARKOTIKE DHE LËNDËVE PSIKOTROPE 1988,
Akti Final dhe Rezolutat, siç është rënë dakord nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për miratimin e një Konvente kundër Trafikut të Paligjshëm të Drogave Narkotike dhe Lëndëve Psikotrope, dhe si edhe tabelat që i bashkëngjiten kësaj Konvente.
AKTI FINAL I KONFERENCËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA
PËR MIRATIMIN E NJË KONVENTE KUNDËR TRAFIKUT TË PALIGJSHËM TË
DROGAVE NARKOTIKE DHE LËNDËVE PSIKOTROPE
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.