PËR MBULIMIN E DETYRIMEVE TË SHTETIT NDAJ BANKËS SË KURSIMEVE SH.A. DHE RIKAPITALIZIMIN E SAJ NËPËRMJET EMETIMIT TË BONOVE TË THESARIT
Ligji nr. 8726, datë 26 dhjetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8726
- Data e miratimit
- 26 dhjetor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 48, 31 dhjetor 2000
- Hyn në fuqi
- 31 dhjetor 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2000-12-31
LIGJ
Nr. 8726, datë 26.12.2000
PËR MBULIMIN E DETYRIMEVE TË SHTETIT NDAJ BANKËS SË KURSIMEVE SH.A.
DHE RIKAPITALIZIMIN E SAJ NËPËRMJET EMETIMIT TË BONOVE TË THESARIT
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 84 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Detyrimet e papaguara ndaj Bankës së Kursimeve sh.a, në shumën prej 7.607 milionë lekësh,
paguhen nëpërmjet emetimit të bonove të thesarit, me terma dhe kushte tregtare. Termat dhe kushtet e
emetimit të bonove të thesarit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 2
Mbulimi i humbjeve të akumuluara, pas zbritjes së fitimit, dhe rikapitalizimi i Bankës së
Kursimeve sh.a., sipas bilancit të audituar, të datës 31.12.1999, për shumën prej 9.640 milionë lekësh
paguhet nëpërmjet emetimit të bonove të thesarit, me terma dhe kushte tregtare.Termat dhe kushtet e
emetimit të bonove të thesarit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 3
Garancia e Ministrisë së Financave për Ujëmbledhësin e Bovillës është e vlefshme sipas
marrëveshjes së datës 22.11.1993; Ministria e Financave dhe Banka e Kursimeve sh.a., të zgjidhin, me
marrëveshje ndërmjet tyre, përcaktimin e pagimit me këste nga Buxheti i Shtetit të kësaj shume deri në
shlyerjen përfundimtare të këtij detyrimi, brenda vitit 2001.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.